Lançimi i sistemit të ri të operimit nga Apple, iOS 10, ka rezultuar me të meta.

Disa kanë rrëfyer se update i ka detyruar disa prej përdoruesve t’i bëjnë reset total telefonit të tyre.

Të tjerë kanë thënë se u ka shkaktuar humbje sinjali, sidomos përdoruesve ne SHBA.

Apple i ka ndrequr këto dy probleme tashmë, por problemet e iOS 10 nuk kanë të mbaruar.

Përdorues të shumtë kanë deklaruar se pasi bënë update e iOs 10, bateria e telefonit të tyre harxhohej më shpejt./tvklan.al