Libri

“Profecitë katolike” me autor Yves Dupont, publikuar në vitin 1973 ë

shtë ai që i bashkon profecitë e njerëzve të kishës, me tituj apo thjesht besimtarë, është se shumë ngjarje të parashikuara prej tyre përkojnë me njëra- tjetrën.

 

Një pjesë prej tyre kanë ndodhur në të kaluarën, kryesisht ato i përkasin shekullit XX. Të tjera, që ende nuk kanë ndodhur, janë parashikuar nga disa shenjtorë në pothuajse të njëjtën mënyrë.

 

Disa nga profecitë i referohen të ardhmes së besimit fetar në krejt botën, duke nisur nga Papati i Romës. Por nuk mungojnë edhe profecitë që nënkuptojnë kohët moderne, me zhvillimet teknologjike apo edhe krizën ekonomike botërore.

E bekuara Ana- Maria Taigi (Shek. 19-të)

Emri i saj i vajzërisë ishte Xhaneti, lindi në Siena të Italisë në 29 maj 1769 dhe vdiq në Romë në 9 qershor 1837. Që kur ishte 20- vjeçare dhe derisa sa vdiq në moshën 63- vjeçare, ishte e shoqëruar nga një dritë misteri në të cilën shihte ngjarjet e së kaluarës, të tashmen dhe të ardhmen. Disa kanë të bëjnë me përballjet mes shteteve, disa me shpirtra individualë. Papët dhe Kardinalët i referohen kësaj gruaje të martuar si shenjtorja më e madhe e të gjitha kohërave. Ajo është vlerësuar nga Papa Benedikti XV në vitin 1920, kur u bë glorifikimi i saj. Shpesh ishte në gjendje ekstazie, bënte mrekulli shërimi, lexonte zemrat, parashikonte vdekjet dhe ngjarjet e ardhshme. Ajo parashikoi të dy luftërat botërore. 18 vjet pas vdekjes së saj, trupi i kishte mbetur i freskët dhe në gjendje të përkryer, sikur të ishte varrosur një ditë më parë.

Profecia e saj e mëposhtme flet për tre ditët e errësirës:

“Zoti do të sjellë dy ndëshkime: njëri do të jetë në formën e luftërave, revolucioneve dhe djallëzive të tjera, me origjinë nga toka. Tjetra do të vijë nga qielli. Do të vijë drejt gjithë tokës një errësirë e thellë që do të zgjasë tri ditë dhe tri netë. Asgjë nuk do mund të shihet dhe ajri do të ulet duke mbartur epidemi, që do të synojë kryesisht kundërshtarët e fesë. Ajri do të pushtohet nga demonët dhe do marrë forma nga më të ndryshmet. Asnjë dritë nuk do mund të përdoret në këtë errësirë, përveç qirinjve të bekuar. Ai që nga kurioziteti do të hapë dritaren që të shohë, apo do largohet nga shtëpia, do të vdesë… Besimi do të persekutohet dhe priftërinjtë do masakrohen. Kishat do mbyllen, por për një kohë të shkurtër. Babai i Shenjtë (Papa) do detyrohet të largohet nga Roma”./tvklan.al