dafinaaaVendimi i sotëm i UEFA-s ku i dha 3 pikë në tavolinë Serbisë, ka irrituar çdo shqiptar. Rrjetet sociale janë të mbushura me statuse kundër vendimit të UEFA-s, madje disa prej tyre bëjnë thirrje për protesta.

Një pjesë e madhe e artistëve shqiptarë kanë reaguar ndaj vendimit, duke e shfaqur hapur zhgënjimin.

Edhe këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook” ka reaguar menjëherë pas vendimit.

Këngëtarja ka postuar një foto nga festimet në sheshin “Skënderbej” ditën kur u luajt ndeshja Serbi – Shqipëri, natyrisht kur ende nuk dihej nëse e kishim të fituar apo të humbur ndeshjen. Duffi e shoqëronte foton me mbishkrimin: “Ne kemi fituar më shumë se sa që UEFA mundet të na marrë”.

M.S