PauraAcqua_gKa ndodhur që fituese të medaljeve të arta në Olimpiadën e Pekinit, në fëmijëri kanë qenë hidrofobik (frikë nga ujit), por me kalimin e kohës kanë arritur t’ja dalin. Ky është një fakt që duhet të ngushëllojë personat të cilët kanë ankth dhe frikë kur shohin ujë. Personat hidrofobik janë të tmerruar nga uji derisa në plazh arrijnë të prekin ujin shumë pak me anë të këmbëve. Ky në të vërtetë konsiderohet një problem serioz.

Atëherë lind pyetja se përse kemi frikë nga uji?

Zakonisht ky problem lidhet me një traumë aksidentale të së shkuarës. Për shembull disa mund të kenë përjetuar një rënie aksidentale në pishinë, një hedhje me shaka apo një shtrirje mbi ujë nga prindërit për të mësuar notin. Të gjitha këto janë ndjesi të frikshme të cilat dashje pa dashje të krijojnë ankth. Megjithatë ndonjëherë kjo situatë është e vështirë për të gjetur shkakun e sëmundjes.

Nëse kjo është një fobi e vërtetë e cila kërkon ndërhyrjen e një psikotereapisti me anë të hapave të ngadalta bën të mundur largimin e frikës

Filloni kontaktin me ujin shkallë – shkallë

Në fillim zhysni vetëm këmbët, më pas gjunjtë dhe gradualisht me kalimin e ditëve edhe shpatullat. Qëllimi kryesor i zhytjeve të ngadalta është që të rrisë vetëbesimin

Rregulloni frymëmarrjen

Ankthi ndryshon ritmin e frymëmarrjes dhe siç e dini frymëmarrja është e domosdoshme për të kontrolluar stresin. Përpara se të hyni në ujë çlirohuni dhe më pas thithni ajër ngadalë për disa sekonda dhe me po të njëjtën qetësi nxirrni frymën. Vazhdoni me këtë ritëm për pesë minuta

Regjistrohuni në një kurs të veçantë

Kushtet për kurse të veçanta tanimë janë të mundura. Regjistrohuni për të mësuar notin në pishinë, duke mësuar nga instruktorë të cilët njohin dhe elementë të psikologjisë. Në këtë mënyrë do të keni lehtësi për të hequr ankthin dhe frikën ndaj ujit.

tvklan.al