Teshtima “udhëton” shumë më larg seç mund të mendoni dhe bulëzat që çlirohen vijojnë të shpërndahen dhe të përhapen nëpër ambientin që na rrethon.
Të dhënat vijnë nga një studim i realizuar nga Instituti i Teknologjisë në Massachusetts, SHBA. Shkencëtarët zbuluan se kolla dhe teshtima janë shkaktaret kryesorë për përhapjen e viruseve.
Me anë të një video slo – mo (të ngadalësuar) studiuesit zbuluan se bulëzat e çliruara nga procesi i teshtitjes janë më infektive nga sa mendohej. Ato mund të udhëtojnë 200 herë më larg kur bashkohen me ajrin dhe marrin formën e një reje.
Sipas tyre, i gjithë ky proces bëhet edhe më i rrezikshëm kur çlirimi i teshtimës bashkohet me ajrin e kondicionuar.
Sipas shkencëtarëve, ky zbulim ngre shqetësimin e përhapjes së sëmundjeve nëpërmjet sistemit të ajrimit nëpër ambientet e punës, etj. /tvklan.al