guret

Cili nga këta gurë të çmuar ju pëlqen më shumë? Ja se çfarë tregon ai për personalitetin tuaj.

1- Perla

Nëse ju keni zgjedhur gurin e parë, ju jeni dinjitoz dhe krenar. Jeni të mençur, bamirës dhe shpesh të pastër në shpirt. Ju jeni të qetë, të dashur dhe mendoni përpara se të flisni. Perla gjithashtu tregon se mund të jeni pranë një momenti transformimi.

2- Rubini

Nëse preferoni gurin e rubinit ju shpesh jeni pasionantë dhe plot gjallëri. Ju gjithmonë jeni të zhurmshëm dhe dini si t’i bëni dikujt t’i vlojë gjaku. Ju jeni energjik dhe dini të luftoni për atë që doni.

3- Diamanti

Nëse keni zgjedhur diamantin, jeni njerëz të fortë, të vendosur dhe krenarë. Ju jepni forcë tek njerëzit rreth jush. Vetë “diamant” do të thotë të “pathyeshëm” dhe të “pazbutshëm”. Ju jeni të patrembur dhe të guximshëm. Aventura të reja mund të hasni gjatë gjithë rrugëtimit tuaj.

4- Topazi blu

Personat që preferojnë këtë gur të çmuar janë të qetë, kursimtarë, reflektojnë shpesh dhe shijojnë momentet e qeta në jetë. Ju jeni të fortë dhe aftësitë tuaja në komunikim janë pa të meta. Këto aftësi janë gjithmonë në dispozicionin tuaj.

5- Peridot

Nëse zgjidhni këtë gur të çmuar ju jeni kurioz nga natyra dhe keni tendencën të reflektoni gëzim. Peridot-i është disi misterioz dhe i rrallë.

6- Aquamarine

Nëse zgjidhni këtë gur të çmuar ju me shumë gjasa jeni të tërhequr nga oqeanet dhe tepër të mëshirshëm. Debatet tuaja janë të gjalla dhe parapëlqeni aventurat ekstreme. Ju gjithashtu mund të tërhiqeni nga Hëna.

7- Tanzanite

Nëse keni zgjedhur këtë numër ju jeni të ndjeshëm, të mprehtë dhe plot pasion. Ju keni aureolë të fortë dhe njerëzit duan shumë t’ju qëndrojnë pranë. Ky lloj guri është përdorur shpesh në eksplorimet psikike. Nëse ju jeni tërhequr nga kjo, ju atëherë keni nevojë të besoni tek instikti juaj. Ai nuk gabon shpesh tek ju.

8- Citrine

Nëse keni zgjedhur këtë gur ju karakterizoheni nga luhatja e humorit dhe jeni shumë kreativ. Ju gjithashtu jeni të ngrohtë dhe të dashur. Ky gur përfaqëson freskinë. Njerëzit që preferojnë Cirtine, kanë aftësi të mira në punën në grup. Ju jeni lloji i personit që shkëlqeni përmes rreve të errëta.

9- Tourmalina Rozë

Njerëzit e tërhequr nga ky gur janë të butë, të ndjeshëm dhe të mëshirshëm. Ata priren të jenë të sinqertë. Nuk do të thotë se ju keni karakter të lehtë.

10- Amethyst

Nëse keni zgjedhur këtë gur, ju jeni të gjallë. Ju keni nderin në jetë përpara çdo gjëje. Ju beni figurë shumë të mirë si prind, por mos harroni të bëni edhe qejf ndonjëherë.

tvklan.al