Mushkonjat janë një nga insektet më të rrezikshme pasi në momentin që ju pickojnë mund t’ju infektojnë sëmundje të ndryshme duke ju lënë të ekspozuar ndaj mikrobeve.

Lëkura e secilit prej nesh lëshon një kimikat të caktuar që çon sinjale tek mushkonjat për grupin e gjakut që ne kemi. Kështu ato kuptojnë se cilin nga anëtarët e familjes duhet të sulmojnë.

Mushkonjat femra janë të vetmet të cilat e konsumojnë gjakun e njerëzve për shkak se u duhet për ta mirëmbajtur pjellorinë.

Tipi A i gjakut nuk është aq i preferueshëm për mushkonjat. Tipi B deri diku.

Tipi 0 i gjakut, për arsye ende të paqarta për hulumtuesit, i ndihmon ato ta bëjnë punën e tyre më mirë sesa çdo tip tjetër./tvklan.al