lady-gaga-for-versace-ME FOTOSHOP Lady Gaga është bërë e famshme për fustanet e saj jashtë të zakonshmes dhe për tualetin e rëndë. Por ka raste kur edhe asaj të gjitha këto gjëra nuk i mjaftojnë por ka nevojë për modifikim/Photoshop. Ashtu si në rsatin e fushatës publicitare të Versaces, për të cilën Gaga ka dhënë pamjen e saj për të reklamuar veshjet e markës së njohur.

Sigurisht që imazhi i Gagas për këtë fushatë ka qenë i mrekullueshme, ku këngëtarja shqafet me një fytyrë perfekte, lëkurë të tonifikuar e me një pamje tejet të veçantë.

Por, fotografitë pa tualet e Photoshop, të këtij seti fotografik të publikuara në Twitter nga një fanse e këngëtares, tregojnë totalisht të kundërtën.

Në to shfaqet një Gaga me lëkurë të rënë, sy të varur e me rrathë të zinj, me shenja në lëkurë dhe le ta themi, aspak tërheqëse.

E.Kalaja