Pak pasi doli lajmi i ndarjes së papritur së një prej çifteve më të njohur të Hollivudit, u zbulua se Angeline Jolie do firmosë dokumentet e divorcit. Ajo zbuloi nga një hetues privat, se burri i saj kishte një lidhje me aktoren Marion Cotillard. Gjithsesi, thashethemet mbeten të pakonfirmuara.

Ajo punësoi një hetues sepse e ndjente se ai flirtonte me Cotillard në set. Dhe doli se me të vërtetë kështu ishte. Dhe ky ishte lëshimi i fundit që ajo bëri”

, tha një burim anonim. Pitt dhe Marion janë çift në filmin e ri “Allied”, që del në kinema më 23 nëntor, 2016.

Burimet deklaronin se Angeline ishte “ngopur” me Bred Pitt nga konsumimi i tepërt i drogës dhe alkoolit.

Ajo ka kërkuar kujdestari për gjashtë fëmijët e tyre dhe që Pitt, t’i shohë ata vetëm me anë të kujdestarisë ligjore./tvklan.al