Greqia është zgjuar sot nga një ngjarje tragjike. Këngëtari  i njohur Pantelis Pandelidis, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik.

32- vjeçari ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me barrierat që ndodheshin anës rrugës.

Pamjet e mediave greke, tregojnë një makinë tërësisht të përmbysur, e cila ka shtatërruar barrierat mbajtëse në anë të rrugë, duke dalë jashtë rruge.

Të plagosura nga ky aksident ngelën dy gra, të cilat ishin pasagjere në makinën e Pantelidis.

Ai është transportuar për në spitalin Asklipio, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.

Trupi i Pantelis u identifikua me vështirësi për shkak të dëmtimeve nga menaxheri i klubit ku ai do këndonte dhe nga vëllai i këngëtarit, sepse siç raportojnë mediat ai nuk kishte dokumente identifikimi me vete.

Pantelis Pantelidis u bë i njohur në vitin 2012 kur filloi të publikontë video duke kënduar në youtube. Ai u bë një sensasacion dhe një nga këngëtarët më të dashur grek./tvklan.al