Gjumi luan një rol parësor dhe të domosdoshëm në jetën tonë që na shërben për të qenë sa më të shëndetshëm dhe për të pasur marrëdhënie sa më të mira me botën e jashtme. Një gjumë i rehatshëm do të thotë një jetë e shëndetshme.

Por për sa orë gjumë kemi nevojë?

Kur flitet për të rriturit, tashmë ka një standard të qartë sa i përket orarit të fjetjes që është 8 orë gjumë.

Por, ajo për të cilën shumë prindër bëhen konfuzë është orari i gjumit për fëmijët e tyre, sa duhet të flenë ato?

Ky konfuzion lidhet me faktin se fëmijët janë gjithnjë në proces rritje dhe në ndryshim të vazhdueshëm.

Por, Akademia Amerikane e Pediatrisë u vjen në ndihmë lidhur me këtë shqetësim që mund të ketë çdo prind apo kujdestar.

Mother reading to daughter in bed

Të hënën, përmes një deklarate, Akademia Amerikane e Pediatrisë dha disa udhëzime për të qenë sa më të qartë lidhur me gjumin e nevojshëm tek fëmijët.

Për sa orë gjumë fëmijët kanë vërtetë nevojë!

Akademia Amerikane e Pediatrisë sjell më poshtë edhe orarin e përshtatshëm të gjumit sipas moshave, duke nisur nga foshnjat deri në moshën e adoleshencës.

Foshnjat 4-12 muajshe : 12 deri në 16 orë gjumë.

Fëmijët 1-2 vjeç: 11-14 orë gjumë.

Fëmijët 3-5 vjeç: 10-13 orë gjumë.

Fëmijët 6 -12 vjeç: 9-12 orë gjumë.

Adoleshentët 13-18 vjeç: 8-10 orë gjumë./tvklan.al