Ndihmon sistemin imunitar. Agrumet si limoni janë të pasura me vitamin C, që ndihmon dhe luan një rrol të rëndësishëm në sistemin imunitar. Limonët përmbajnë gjithashtu substance anti mikrobeve që mbajnë larg gripin apo viruse të tjera. Acidi askorbik i cili gjendet tek limoni, ndihmon në thithjen e hekurit që gjithashtu ka një rrol të rëndësishëm në sistemin imunitar.limon1

Ul aciditetin në trup. Ndonëse limoni duket në vetvete me përmbajtje acidi, në fakt është një nga ushqimet që ndihmon më shumë trupin në uljen e aciditeteve. Acidi citrik dhe ai askobik që përmban limoni ndihmojnë në uljen e aciditeteve të trupit një moment që janë pjesë e metabolizmit.

Ndihmon tretjen. Fibra pektina që gjendet tek limoni lufton urinë dhe bën që të ndiheni të ngopur për një kohë më të gjatë.  Kjo lloj fibre ndihmon gjithashtu në tretje si dhe në pastrimin e materialeve të panevojshme në stomak.

Lëngu i limonit bën që trupi të nxjerrë nëpërmjet urinës materiale të panevojshme duke shkaktuar urinim të shpeshtë. Ky proces është tepër i rëndësishëm, sidomos për veshkat, të cilat fuksionojnë më mirë për shkak të detoksifikimit që ndodh nga urinimi i shpeshtë.

Limoni ndihmon gjithashtu në hidratimin dhe oksigjenimin e trupit, duke ju bërë që të ndiheni më të freskët dhe energjikë.

 E. Kalaja