presidenti-nishani-pritja-papa-francescu-3 (1)Në përfundim të Meshës së Shenjtë të zhvilluar në Sheshin Nënë Tereza, At Frederico Lombardi, Zëdhënës i Selisë së Shenjtë të Vatikanit zbuloi për mediat përshtypjet e para të Papa Françeskut.

Prania e madhe e të rinjve, simboli i shqiponjës dhe takimi i parë me Nënë Terezën, ishin emocionet e para që Ati i Shenjtë mori nga rrugëtimi i tij nga Aeroporti në Presidencë.

Takimin me kreun e shtetit, Bujar Nishani, At Lombardi e përshkroi si emocionues, ku presidenti Nishani edhe pse i besimit mulsiman transmetoi mirënjohje e respekt duke e quajtur vizitën e Atit të Shenjtë një bekim për gjithe vendin.

Veç fjalimit, At Lombardi vlerëson edhe frazën e shkruar nga presidenti Nishani në portretin e argjendtë të Papa Klementit të XI, si një mesazh mirënjohje dhe respekti që tërhoqi vëmendjen e Papa Françeskut.

Element i veçantë i kësaj vizite ishte prania e të paktën 300 mije vetëve, siç thotë ai, mes tyre edhe shumë besimtarë musliman.

Tv Klan