faceJu ndoshta mendoni se e kontrolloni veten tuaj teksa menaxhoni llogarinë personale në Facebook, por nëse keni kohë që nuk takoni miqtë tuaj, nëse keni hequr dorë nga televizori apo librat, nëse kërkoni të shihni minutë pas minute çfarë ndodh në Facebook, e dëshironi të ndani çdo gjë me miqtë tuaj, atëherë duhet të shqetësoheni.

Ja disa arsye që ju bëjnë të kuptoni nëse jeta juaj krah Facebook-ut është në rrezik:

1- Ju nuk shihni më programin tuaj të preferuar në Tv

Ju prisni gjithë javën për të parë programin tuaj të preferuar dhe ditën përkatëse ju del krejtësisht nga mendja. Nesë arsyeja e kësaj të fundit është sepse ke mbushur kohën duke komentuar në fotot e miqve, apo ke hequr mendjen në Facebook, duhet të shqetësohesh. Facebook-u sapo “vodhi” programin tënd të preferuar.

2- Facebook-u ju ka bërë pasivë në punë

Nëse zgjoheni në mëngjesi, ju keni tendencën të shihni çfarë është bërë në profiling tuaj në Facebook dhe atë të miqve tuaj gjithashtu. Nëse edhe gjatë punës tuaj, në zyrë apo terren ju keni tendencën të shihni çfarë ka ndodhur në Facebook, ju nuk do të fokusoheni tek puna e do të bëheni vetvetiu pasiv.

3- Facebook-u ju bën mik “të keq”

Mikja juaj më e mirë është fejuar ose martuar, pret fëmijë ose ka ditëlindjen, por ju në të gjitha rastet dërgoni vetëm një urim në murin e saj dhe pëlqeni disa foto që ka postuar.

Ju keni harruar të telefoni apo të dërgoni urime me shkrim dore. Kjo nuk ju bën një mik/e të mirë.

4- Facebook “rrëmben” gjumin tuaj

Kur shkoni në shtrat, duhet të hiqni dorë nga kontrolli i Facebook-ut. Veprimi se ju duhet të kontrolloni çdo moment profilin tuaj, ju bën të këqinjtë e vetes. Në ktë mënyrë ju shtyni kohën e gjumit, që është mjaft e dëmshme për shëndetin.

5- “Facebook” ju krijon ankthe sociale

Nëse keni postuar një foto në profilin tuaj, apo një tjetër postim çfarëdo, ju keni tendencën të kontrolloni herë pas here se çfarë ndodh me këtë postim. Sa persona e kanë pëlqyer atë, sa komente kanë ardhur, etj.

Nëse ky postim nuk ka shkuar aq mirë sa ju pretendonit, keni tendencën të merakoseni, të shqetësoheni e të përjetoni ankth. Kjo është e dëmshme gjithashtu për shëndetin tuaj.

E.K