Sipas gazetës gjermane “Der Spiegel”, ylli i Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo është akuzuar për përdhunim pasi janë zbuluar informacione nga “Football Leaks”.

Thuhet se ngjarja ka ndodhur më 10 qershor të vitit 2009, kur Ronaldo do bënte kalimin nga Manchester United për tek skuadra e tij aktuale për t’u kthyer në një nga lojtarët më të paguar të planetit.

Për të festuar transferimin e suksesshëm ai kishte kaluar një natë në një nga baret më të njohura të Vegasit sëbashku me të vëllain dhe shumë femra joshëse.

Në pah kanë dalë disa dokumente të fshehta të çështjeve “me risk” të futbollit ku thuhej se avokati i portugezit kishte paguar një shumë prej 375.000 $ për të mbyllur çështjen në mënyrë që klienti i tij të dilte i pastër nga kjo akuzë.