Martesa e aktorit të njohur turk Tolgahan Sayisman me Almeida Abazin bëri një nga lajmet më të klikuara në mediat turke dhe ato shqiptare.

Çifti mjaft simpatik tërheq vëmendjen e të gjithëve porsa i përket pamjes së jashtme, por askujt nuk do i kishte shkuar në mendje se bashkëshorti i vajzës nga Shqipëria do ishte jo pak por 10 vite më i madh në moshë se ajo. Kjo diferencë nuk bie aspak në sy, sepse aktori turk është mjaft simpatik dhe duken sikur janë pothuajse në të njëjtën moshë.

Ata u martuan në datën 13 shkurt ditën e ditëlindjes së Almeidës, në Los Angeles. Dy gëzime në një ditë për bukuroshen nga Shqipëria pasi festoi dhe 25-vjetorin./tvklan.al