Website i njohur gjerman Transfermarkt.com, i specializuar për merkaton e futbollit, ka rifreskuar të dhënat dhe ka ndryshuar vlerat e futbollistëve.

Bazuar në performancën e tyre, ndeshjet e luajtura golat apo autogolat e shënuar, ndëshkimet me kartonë të verdhë apo të kuq apo edhe pasimet për gol Website i njohur bën vlerësimin e futbollistëve.

Nga kombëtarja shqiptare vendin e parë e zë Elseid Hysaj, i cili sipas kësaj faqeje ka kushton e 14 milionë euro. Vlera e tij e mëparshme ishte 13 milionë.

Në vend të dytë është Etrit Berisha, portieri i Lazios i huazuar tek Atalanta. Edhe vlera e tij është rritur me 1 milionë euro nga 3.5 në 4.5.

Nuk ka ndryshuar pozicion taulant Xhaka me 4 milionë. Bekim Balaj është pozicionuar i katërti.

Për shkak të pushimit të kampionatit të shteteve të bashkuara major League Soccer, Shkëlzen Gashi ka zbritur me 250 mijë euro më pak në këtë renditje

Edhe Thomas Strakosha, portieri tjetër i Lazios, është vlerësuar me 400 mijë euro më shumë se vlerësimi i mëparshëm.

Një hap gjigand ka bërë Odise Roshi, edhe ky i Terekut. Bashkëpunimi me Bekim Balajn në lojë ia ka rritur vlerën deri në 1 milionë nga 350 mijë euro.

Lista e vlerës në treg të futbollistëve kryesohet nga Lionel Messi, me 120 milionë euro, pas tij vjen Neymar me 100 milionë dhe në vend të tretë Cristiano Ronaldo me po 100 milionë nga 110 që vlerësohej me parë./ TV KLAN