Është konceptuar si një anije pirate dhe tashmë kjo vilë që ndodhet në Kaliforni është në shitje. Shtëpia me 5 dhoma gjumi e cila të rikthen në një epokë tjetër është në shitje për 1.9 milion dollarë.

Është e mbushur me sundukë thesaresh dhe pronari i saj kaloi reth 20 vite për ta dekoruar. Shtëpia ka një dhomë lojrash, dhomën e  gjumit, një qilar per verat, sallonin, dhomë ngrënie, një kinema me 16 karrige dhe një pishinë.

E dizenjuar për tu dukur si pjesa e brendshme e një anije, ajo është e mbushur me globe, me perde të rënda dhe suvenirë të vjetër.Në një nga korridoret e gjatë të shtëpisë ndodhen rafte të cilat janë mbushur me lëngje, kryesisht rum. Në qilarin e saj ndodhen rreth 2500 shishe vere.

Kjo shtëpi piratësh ka një shumëllojshmëri pikturash klasike, afreske të ndryshme,shandanë madhështor dhe një sërë veprash arti të punuara me dorë./tvklan.al