Në Ditën e Verës, moti do të jetë me kthjellime e vranësira kalimtare në bregdet dhe në zonat e ulëta, ndërsa vranësira më të dukshme do të ketë në zonat malore – lindore.

Temperaturat mbeten të ulëta gjatë orëve të para të ditës, ndërsa në mesditë pritet që temperatura të shënojnë deri në 20°C.

Por si ka qenë moti ndër vite në këtë ditë feste, që përfaqëson ardhjen e stinës së Pranverës?

Nga viti 1950 deri në 2016, dita e verës në kryeqytet në 40 përqind të rasteve ka qenë me reshje, ndërsa në 60 përqind ka qenë mot me diell.

Kjo vlen edhe për tre dekadat e fundit, ku Dita e Verës ka qenë pa reshje. E tillë do të jetë edhe dita e nesërme./tvklan.al