Është e ditur prej shumë kohësh se stresi lidhet me sëmundjet e zemrës, por kjo ka qenë diçka misterioze deri më tani.

Aktiviteti në amigdalë, një rajon i trurit që lidhet me frikën dhe stresin, mund të parashikojë rrezikun për sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru, sipas një studimi të publikuar në revistën “Lancet” të mërkurën.

“Studimi prodhoi disa gjetje. Tregoi, për herë të parë në modelet e kafshëve apo njerëzve, pjesën e trurit amigdalën, që lidhet me rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare”, tha Dr. Ahmed Tawakol, bashkë-drejtor i programit kardiak PET / CT në spitalin e përgjithshëm të Massachusetts.

“Amigdala është një komponent kritik i rrjetit të stresit të trurit dhe të bëhet aktiv gjatë kohës së stresit”, tha Tawakol.

Ai shtoi se studimi mund të ofrojë njohuri të reja se si të reduktojmë sëmundjet kardiovaskulare të lidhura me stresin.

Në Shtetet e Bashkuara, më shumë se një në tre të rritur ka të paktën një lloj të sëmundjeve kardiovaskulare dhe ato janë shkaku kryesor i vdekjes së menjëhershme./tvklan.al