ISIS

BBC publikoi nje foto që dëshmon dhunën e militantëve të Shtetit Islamik ndaj një të riu sirian, 14 vjeçar.

Fotoja e shkëputuar nga një video e regjistruar prej një dezertori tregon se 14 – vjeçari rrihet ndërsa është varur nga kyçet e duarve.

Dy persona të maskuar dhe të veshur me të zeza ndodhen përpara tij.

Njëri mban një thikë dhe një pistoletë, ndërsa tjetri një kallashnikov.

14 –vjeçari me emrin Ahmed shiste bukë për të ndihmuar familjen.

Ai ishte dënuar me vdekje, por gardiani ndjeu keqardhje dhe e la të arratisej.

Ai aktualisht ndodhet në Turqi, nga ku rrefeu për BBC-në, makthin dhe pasojat e dhunës ç’njerëzore.

Tv Klan