Hulumtuesit në SHBA dhe Kanada kanë studiuar 65 tërmete të mëdha nëpër botë, sëbashku me dëshmitë dhe fotot e njerëzve që kanë qenë në këto zona dhe kanë zbuluar se para tërmetit retë ndryshojë ngjyra dhe drita të frikshme në ngjyrë blu dhe të bardhë përhapen në qiell. Ata mendojnë se kjo mund të ndodhë për shkak të shkarkesave elektrike të formuara kur shkëmbinjtë në thellësi të tokës fërkohen sëbashku, duke shkaktuar tërmetet. Kur ngarkesa elektrike arrin në sipërfaqen e tokës dhe vjen në kontakt me ajrin, kjo gjeneron dritë.

Për dekada me radhë ka pasur raporte të këtij fenomeni në pjesë të ndryshme të planetit. Në fillim të shekullit XX, një prift italian, Ignazio Galli, regjistroi përkatësisht 148 raste nga tërmetet.

Ka pasur dëshmi të shumta të njerëzve që kanë parë një dritë të frikshme të bardhë dhe blu mbi retë para, gjatë dhe pas tërmetit me magnitudë 6.3 të shkallës rihter, në Zelandë të Re.

Kamerat e sigurisë në pjesë të ndryshme të qytetit dhe dëshmitarët që kishin filmuar gjithçka me telefonat e tyre celularë, nuk u lanë vend dyshimeve. E njëjta gjë ndodhi në Kinë, në provincën Sichuan gjysmë ore para tërmetit me magnitudë 7.9 rihter më 12 maj 2008, i cili la të vdekur 69.000 persona.

Bazuar në të dhënat e reja, sizmologët janë të bindur se kjo dritë misterioze në fakt buron nga retë. Sipas shpjegimit të tyre, në fakt, drita ndodh për shkak të shkarkimeve të forta elektrike të gjeneruara në thellësi të tokës nga fërkimi i shkëmbinjve, kur dalin në sipërfaqe dhe ndërveprojnë me ajrin./tvklan.al