Një shqiptar së bashku me një çift kinezësh dhe një francez janë burgosur pasi u zbuluan nga FBI për pastrimin e 760.000 £.

Shqiptari Marsel Meco u takua me francezin në një parking në një hotel londinez dhe zbritën nga makina një valixhe të zezë.

Oficerët i kishin monitoruar të gjitha lëvizjet dhe hynë në aksion duke sekuestruar të gjithë sasinë  e parave brenda valixhes.

Brenda dhomës së hotelit u gjet edhe një tjetër sasi parash. Të gjithë anëtarët e bandës u burgosën me një total prej 11 vitesh e 10 muajsh burg.

27-vjeçari shqiptar me banim në Chelsea iu dha dënimi me 20 muaj burg./tvklan.al