Në ditën e fundit si Presidente e Kosovë, Atifete Jahjaga do të vizitojë Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.

Në një njoftim për media të institucionit të Presidencës thuhet se përveç vizitës, Jahjaga do të mbajë edhe një fjalim para studentëve.

Më pas, Presidentja në largim do të marrë pjesë në konferencën me temën “Zhvillimi Ekonomik Lokal”,

Siç raporton

Klan Kosova,

të enjten Jahjaga do ta dorëzojë postin e saj tek presidenti i ardhshëm Hashim Thaçi në seancën solemne e cila do të mbahet në orën 11:00, ndërsa të premten është planifikuar që të bëhet inaugurimi i tij me ceremoni shtetërore e kombëtare. /tvklan.al