Në takimin e thirrur nga Presidentja e Kosovës, ashtu siç kishte paralajmëruar, veç udhëheqësve të partive në pushtet dhe përfaqësuesve të SHBA – së dhe BE – së, mori pjesë edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në opozitë, Ramush Haradinaj.

Burime të Presidencës thanë se qëllimi i takimit me udhëheqësit e partive politike është tejkalimi i krizës dhe zhbllokimi i Institucioneve.

Megjithëse Ramush Haradinaj iu shkëput bllokut opozitar, të përbërë nga Vetëvendosja dhe Nisma, në fund të takimit ai kërkoi, shpërndarjen e parlamentit, zgjedhje të përgjithshme dhe zgjedhje të drejpërdrejtë për Presidentin e vendit.

Haradinaj rikonfirmoi protestën e 17 Shkurtit të opozitës, që siç tha ai, mbetet e bashkuar.

Tv Klan