Jahmir Hyka bëhet pjesë e formacionit të javës në Zvicër i përzgjedhur nga gazeta “Blik”. Mesfushori shqiptar ishte më i miri në fushë për Lucernën që fitoi 2 – 1 takimin me Luganon.

Ky ishte një rikthim te fitorja pas gjashtë humbjeve radhazi dhe Hyka dha pasimin për golin e parë dhe ishte tepër aktiv në fushë.

Suksesi në javën e 24 të Superligës së Zvicrës e largon nga zona e rënies nga kategoria Lucernën. Në fund të klasifikimit tani është Lugano e Frederik Veselit që rrezikon shumë.

Tv Klan