meta-krasniqiInstitucionet dhe eksperienca shqiptare do të jenë gjithnjë në shërbim të shtetit të Kosovës dhe  në funksion të rrugëtimit të saj evropian. Kështu u shpreh kreu i kuvendit, Ilir Meta gjatë takimit që pati me homologun e tij kosovar, Jakup Krasniqi.

Pasi bëri një vlerësim të veçantë për stadin strategjik ku kanë kaluar marrëdhëniet dypalëshe sot, Meta rikonfirmoi mbështetjen e pakursyer të Shqipërisë dhe të Kuvendit të saj në avancimin e axhendës euro-atlantike të Republikës së Kosovës.

Meta dhe Krasniqi ndanë bindjen se intensifikimi i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës, i shërben forcimit të stabilitetit dhe paqes të të gjithë rajonit.

Kryetari i parlamentit te Kosoves u prit sot ne nje takim edhe nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani me te cilin diskutoi per zhvillimet e fundit në Shqiperi e Kosove, nivelin e marrëdhënieve dypalëshe situatën në rajon, përpjekjet diplomatike për mbështetjen e njohjeve të mëtejshme të Kosovës, integrimit evropian dhe përfshirjes së saj në nismat rajonale dhe më gjerë.