Aktori amerikan, James Woods, dy herë kandidat për Oskar i ka dhënë lamtumiren kinemasë.

Lajmin e dorëheqjes e dha  agjenti i tij imobiliar, i cili gjithashtu njoftoi edhe nxjerrjen në shitje të viles së tij luksoze në shtetin Rhode Island.

Allen Gammons, tha se 70-vjeçari ka nevojë për qetësi, dhe pas vdekjes se mamasë së tij dhe të vëllait – dëshiron t’i dedikohet më shumë pasioneve të tij.

Woods, i cili rendit mes sukseseve te tij rolin ne “Na ishte një herë Amerika” ku ka luajtur krah të madhit Robert De Niro, është i pasionuar pas fotografisë, pokerit dhe antikuariateve.

Aktori njihet si një konservator i patundur, aq sa shpesh është përballur me vështirësi në punën e tij në Hollywood pikërisht për shkak të qëndrimeve politike.

Por vendimi për t’i kthyer kurrizin ekranit te madh nuk ka të bëjë me politikën.

Woods shënoi suksesin e tij të parë, kur luajti rolin protagonist 

Videodrome te

  David Cronenberg, një film i vitit 1983. Me këtë rol ai u afirmua si një interpretues karizmatik. Ai ka interpretuar për regjisorë të mëdhenj Martin Scorsese, Oliver Stone, Sofia Coppola etj./Tv Klan