Është një ndër aktoret më të pëlqyera në Turqi dhe më gjerë, por nga ana tjetër është edhe shembull për t’u ndjekur.

Aktorja Beren Saat, e cila luan rolin e Jamurit në serialin “Hakmarrje”, transmetuar në Televizionin Klan, është nderuar me çmimin special për “Ndjeshmëri Sociale” nga Universiteti Okan në Turqi.

Në fjalimin e mbajtur, Saat tha se çmimet nga universitetet e emociononin më shumë nga të gjithë. “Në universitete vij duke mu dridhur gjunjët. Kur përmendet ‘ndjeshmëria’ dua të falenderoj nënën time. Sepse ajo është një grua që problemet e të tjerëve i bën të sajat dhe përpiqet t’i zgjidhë. Ndoshta unë jam kështu ngaqë jam nxënësja e saj.”

Në përfundim të fjalës së saj, Saat tha se ky çmim le të shkojë për të gjithë ata që “nuk flenë dot kur të tjerët vuajnë”/tvklan.al