ministria-e-financave

Thellohet më tej gropa e mbledhjes së të ardhurave në arkën e shtetit.

Për periudhën Janar – Tetor janë mbledhur 10.9 miliardë lekë më pak se plani i qeverisë.

Të dhënat janë bërë të ditura nga Ministria e Financave, e cila thotë se edhe shpenzimet nuk janë realizuar në masën që pritej me një mosrealizim prej 6%.

Ministria e Financave thotë se pavarësisht mosrealizimit të të ardhurave dhe shpenzimeve deficiti buxhetor ka ardhur në ulje.

 

Tv Klan