Ish – supermodelja Janice Dickinson, e njohur për personalitetin e saj të ashpër dhe të zjarrtë, ka treguar një anë më të pambrojtur në një intervistë për Daily Mail, duke zbuluar se ajo është diagnostikuar me kancer të gjirit.

Dickinson u diagnostikua me tumor më 12 mars, pasi mjeku zbuloi një kokërr në gjoksin e saj të djathtë.

Kanceri DCIS, me të cilin ajo u diagnostikua është lloji më i zakonshëm i shfaqjes së kancerit të gjirit, i cili nuk është parë si i rrezikshëm për jetën.

Ky informacion, megjithatë, nuk e ndali frikën e saj.

“Është ende mjaft tronditëse”,

tha Dickinson.

“Unë jam shumë e frikësuar se si kjo më ndodhi mua.”

“Megjithatë unë nuk do ta lejojë frikën të më mposhtë”

– ka shtuar ajo.

Modelja dhe ylli televiziv shpreson ta përdorë përvojën e saj për të frymëzuar të tjerët, duke thënë se ajo ka gjetur rezervat e forcës që çdo grua ka./tvklan.al