droga-e-kapur_lazaratPolicia e Janinës vuri në pranga 43 vjeçar, i cili transportonte sasi të mëdha lëndësh narkotike.

Arrestimi u krye nga trupat e Departamentit të Narkotikëve në policinë e këtij qyteti.

43 vjeçarit iu gjetën në automjetin me të cilin udhëtonte, 198 kg hashash të papërpunuar dhe 113 kg të tjerë të përpunuara dhe të vendosura në pako.

Në automjet u gjendën edhe armë, të cilat policia dyshon se mund të ishin përdorur kundër policisë.

Policia sekuestroi një automatik kallashnikovë, 2 karikatorë dhe 48 fishekë. Mediat greke bëjnë me dije se droga vinte nga Shqipëria dhe kishte si destinacion Trikalën.

 

Redaksia/tvklan/ R. Prifti