Adnan JanuzajAdnan Januzaj është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes në përballjen me Swansea e fituar me rezultatin 2 – 0 nga Manchester United. Rikthimi te fitorja ka qenë edhe meritë e mesfushorit të ri me prejardhje shqiptare, i cili që ka ndihmuar ekipin për të arritur triumfin e parë për 2014.

Adnani ka qenë protagonist në të dy golat e Manchester United dhe kontributi i tij është vlerësuar nga të gjithë edhe nga trajneri kundërshtar Michael Laudrup. Adnan Januzaj ka shpëtuar Manchester United nga humbja e katërt radhazi, një ecuri që ka ndodhur 53 vjet më parë.