Japonia po e çon në një tjetër nivel artin e të bërit thonj të veçantë. Gjithmonë e më shumë po diskutohet teknika 3D, një stil  shumë i guximshëm, që po përhapet me shpejtësi nëpër qëndrat estetike në gjithë botën.

Piktura të shumëllojshme, fytyra të stampuara, ushqime madje dhe flluska uji po vendosen në thonjtë e femrave. Një pjesë e qendrave estetike në Kaliforni kanë realizuar një sërë teknikash për thonjtë që fillimisht janë përdorur nga artisti japonez i thonjëve, Tomoka Reese.

Thonjtë 3D përfshijnë një shumëllojshmëri modelesh duke filluar që nga ushqimet, lulet apo personazhe të dashur viztimorë./tvklan.al