Kryetari i Partisë Demokratike ka deklaruar se opozita nuk do të përdorë bojkotin si strategji politike, por do të zhvillojë luftën politike në Kuvend. Megjithë këtë, ata kanë qenë të pranishëm vetëm në seancën e debatit dhe janë larguar kur ka nisur diskutimi i projektligjeve.

Megjithëkëtë, opozita e ka braktisur parlamentin në kohën kur do të diskutoheshin projektligjet  e radhës. Edhe në komisione parlamentare deputetët opozitarë kanë zgjedhur të largohen, pikërisht kur po diskutohen projektligje të rendësishme, si projektbuxheti i viti 2018.

Ata e kanë përqendruar debatin vetëm te droga dhe krimi.

Pasi kanë mbaruar këtë diskutim deputetë janë larguar nga salla e mbledhjeve. Këtij akti nuk i janë bashkuar deputetët e LSI-së.

KLAN PLUS