Në këngë e tij (4:44), Jay Z kishte ngritur hije dyshimi se kishte tradhtuar bashkëshorten e tij, Beyoncé, por deri më sot nuk e kishte pranuar diçka të tillë.

Mirëpo në një intervistë të gjatë përpara gazetarit të Nju Jork Tajms, Dean Baquet, 47-vjeçari rrëfeu për herë të parë se ishte treguar i pandershëm me gruan e tij.

Reperi i njohur pranoi se i është dashur t’i nënshtrohet një terapie të posaçme, çka e ka ndihmuar të shmangte divorcin nga Beyoncé. Kur bije në mbijetesë, është sikur të fiken emocionet dhe kjo të çon në pandershmëri, tha Jay Z. Megjithatë ylli i muzikës nuk e përmendi emrin e vajzës me të cilën tradhtoi gruan e tij.

Jay Z dhe Beyoncé janë të martuar prej vitit 2008. Diva e muzikës amerikane dhe reperi kanë 3 fëmijë bashkë, vajzën 5-vjeçare Blue dhe binjakët e ardhur në jetë këtë vit.

Tv Klan