Jay Z dhe Beyoncé janë një prej çifteve më të suksesshëm në skenat amerikane. Marrëdhënia e hershme e tyre e lidhur në martesë 9 vjet më parë është nga ato të rrallat në showbizin amerikan.

Ndonëse në dukje duket si dashuria perfekte, rreperi amerikan pranon për mediat se në fillim martesa me Beyoncén nuk ka qenë e ndërtuar 100% në sinqeritet.

Jay Z rrëfen se i është dashur të përballet me vështirësi të ndryshme me Beyoncé dhe me kriza në çift. Forca jonë më e madhe ka qenë që nuk jemi lodhur kurrë të rinisim nga e para, thotë Jay Z.

Diva e muzikës amerikane dhe rreperi kanë 3 fëmijë bashkë, vajzën 5-vjeçare Blue dhe binjakët e ardhur në jetë këtë vit./Tv Klan