JLOVetëm pak ditë pas daljes së videoklipit të këngës së saj më të re, ‘I Luh Ya Papi’, mediat rozë nuk kanë nguruar të nxjerrin në pah veshjen e saj të njëjtë, të përdorur në “Grammy Awards”, 14 vite më parë.

Këngëtarja 44-vjeçare, shfaqet me një veshje të ngjashme si ajo që ka përdoru mbrëmjen gala.

Duket se ky është një rikthim i qëllimshëm. Në vitin 2000, Jeniffer është shfaqur natën e “Grammy Award” me një “fustan” të tejdukshëm, i ngjashëm me tylet e kohës së plazhit në stinën e verës, që përdoren për të mbuluar bikinit. Në atë kohë, për kritikën kjo veshje nuk ishte aspak dinjitoze e përdor nga këngëtarja dhe është komentuar si e veshura më keq gjatë mbrëmjes.

Për JLO duket se kjo nuk ka patur rëndësi. Ajo ka vendosur ta rikthejë atë veshje, në stil pak më ndryshe dhe e ka ekspozuar atë në klipin e fundit.

Nga “fustan” e  ka kthyer në pantallona dhe në dekolte të ekzagjëruar. Ndryshimi kësaj here është se këngëtarja duket mjaft bukur dhe seksi.

Kristi Petro