Jep dorëheqjen deputeti i PS-së në Qarkun e Fierit, Ervin Koçi.

Përmes një statusi në rrjetin social  Facebook, Koçi thotë se “tërhiqet nga të gjitha angazhimet e tij  politike dhe do të aspirojë për të marrë përgjegjësi publike si një mundësi e re për të dhënë kontribut të mëtejshëm si dhe për të vazhduar zhvillimin profesional.

“Nëpërmjet këtij statusi, ju vë në dijeni se dje pas seancës plenare, kam ndërprerë detyrën time si deputet në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë duke i paraqitur dorëheqjen Kryetarit të Kuvendit dhe Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS në të cilën bëja pjesë,” shkruan  Koçi në rrjetin social.

Tv Klan