zydi dajti

Zyhdi Dajti, kreu i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, jep dorëheqjen.

Në vend të tij është emëruar Dallëndyshe Bici, e cila deri tani ka kryer detyrën e Drejtores së Drejtorisë Juridike në INUK.

Dorëheqja e Dajtit ka ndodhur disa ditë para se INUK të kalojë në varësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Dajti u komandua në këtë detyrë më 2 tetor 2013 nga Kryeministri Rama dhe zëvendësoi Gazmend Osmanaj.

Dorëhqja e tij vjen pas shpalljes së inicjativës 2 ditë më parë nga qeveria të nismës për shkrirjen e INUK dhe shndërrimin në një drejtori brenda Ministrisë së Brendshme.

Mësohet se Dajti ka qenë në krye të prishjes së ndërtimeve pa leje deri në orët e para të paradites së sotme.

TV KLAN