Millo Gjukanoviç ka dhënë dorëheqjen nga posti i Kryeministrit të Malit të Zi.

Dorëheqja e tij vjen disa orë pasi sugjeroi se Rusia ishte e përfshirë në puçin e pretenduar në ditën e zgjedhjeve, duke akuzuar opozitën për bashkëpunim me Kremlinin.

Gjukanoviç tha të martën se ishte një “lidhje e fuqishme e një faktori të jashtëm” me votimet e 16 Tetorit, që u shënua me arrestimin e 20 personave të dyshuar, për planifikim të sulmeve të armatosura ndaj tij dhe mbështetësve të tij, pasi shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve parlamentare.

Ndërkohë,

Klan Kosova

shkruan se Partia Demokratike Socialiste ka emëruar deputetin Dusko Markovic si pasuesin e tij.

Gjukanoviç ka drejtuar këtë vend të vogël drejt pavarësisë nga Serbia në vitin 2006, kurse në të kaluarën ka dhënë dy herë dorëheqjen, por që është rikthyer prap në detyrën e kryeministrit dhe presidentit.

Ai është bërë kryeministri më i ri në Europë në vitin 1991, në moshën 29 –  vjeçare. /tvklan.al