20 vjet burg ka dhënë gjykata e Winchester në Britani, për dy vrasësit e shqiptarit Shkëlzen Dauti.

21 – vjeçari, i cili njihej me emrin Genny u godit për vdekje me thikë në kraharor në Southampton, orët e para të 11 Marsit të këtij viti.

Lee Marc Williams, 27 vjeç dhe Christopher Jones, 28, të dy nga Uellsi verior pranuan akuzat e vrasjes dhe grabitjes.

Autoritetet e konsideruan sulmin ndaj të riut shqiptar si

“të pa provokuar, të dhunshëm dhe të pa kuptimtë”.

BBC shkruan se ata u dënuar të dy me 20 vjet burg për vrasje dhe 10 vjet për grabitje. Williams u dënua me 2 vite të tjera plus, për mbajtjen e një thike.

Gjatë seancës gjyqësore u zbulua se Dauti punonte si shpërndarës droge për bandat e Southampton.

21 – vjeçari u vra pasi Williams dhe Jones nuk kishin para për të paguar për kokainën që kishin porositur. Ata u takuan me të riun në një cep dhe pasi e grabitën, e goditën me thikë në zemër.

/tvklan.al