jessicaGjatë viteve të fundit Jessica Simpson ka bërë miliona falë perandorisë së saj të linjës së këpucëve dhe veshjeve, por pavarësisht kësaj, këngëtarja është gjithnjë dorështrënguar, kur vjen puna për të shpenzuar para.

Miq pranë saj thonë se Jessica kursen çdo qindarkë, pasi i druhet faktit se një ditë mund të ngelet pa para, pavarësisht të ardhurave të majme.

Po sipas miqve të saj, këngëtarja dhe stilistja amerikane, kursen edhe kur vjen puna tek dhuratat apo festa, duke i dhuruar atyre veshje nga linja e saj personale, në mënyrë që të mos shpenzojë. /tvklan.al