Jessica SimpssonDietat janë kthyer në një mani për këngëtaren Jessica Simpson.

Nënë e dy fëmijëve, këngëtarja ka rifituar peshën e dikurshme, por ajo ende nuk është e kënaqur me format trupore.

Një burim i afërt me këngëtaren ka thënë për revistën “In Touch Weekly” se bjondja 34-vjeçare i ka vënë qëllim vetes që ta çojë peshën trupore deri në 42 kg.

Për të arritur këtë, Jessica bën ushtrime për ditë si dhe bën trajtime për tu dobësuar tre herë në javë.

Ky « fiksim » po i kushton rëndë këngëtares, pasi asaj disa herë i ka rënë të fikët për shkak të rezistencës së ulët të trupit.

M. Sejdini