1Është me të vërtetë shumë e bukur,”fëmija më i bukur në botë”. Ka sy blu dhe një buzëqeshje shumë të ëmbël.

Top modelja e vogël ruse, Kristina Pimenova është një ndër fëmijët model të pasarelave, e cila shpesh sfilon për veshjet e moshatarëve të saj.

Kristina është vetëm 9 vjeç dhe ka 2 milionë fansa në Facebook, si dhe mbi 300 mijë ndjekës në Instagram.

Deri më tani 9 – vjeçarja ruse ka bashkëpunuar me Armani, Scervino, Cavalli, Burberry, Zara si dhe ka realizuar qindra fushata marketingu për Monnalisa.

Kristina jeton në Moskë, por aktualisht ndodhen në Firenze, për t’u marrë me projektin e radhës dhe gjithnjë shoqërohet nga e ëma. Kristina ka rrëfyer se pëlqen shumë të sfilojë, pëlqen muzikën dhe mbi të gjitha njerëzit që e duartrokasin.

tvklan.al