Kjo është Goga Ashkenazi, një miliardere me origjinë nga Kazakistani, por e rritur në Britani.

36 – vjeçarja oligarke është nënë single dhe jeton mes Lodrës dhe Milanos, ku drejton një linjë mode.

Mes karrierës dhe të qenit nënë e 2 fëmijëve, Ashkemazi zbulon për “DailyMail” se gjatë kohës që ajo është në Itali për dy djemtë, 8 dhe 4 – vjeç kujdesen dado individuale dhe persona të tjerë staf, që kanë për detyrë t’i sigurojnë çdo gjë të vegjëlve.

Por ndonëse kujdeset që atyre të mos u mungojë asgjë, ajo thotë se jeta larg tyre është tepër e vështirë. Megjithatë si femër në karrierë, ajo shprehet se i duhet të bëjë sakrifica.

ollg

Ashkenazi e vuri pasurinë e saj falë investimeve në gaz dhe naftë në Kazakistan, ndërsa katër vite më parë ajo bleu firmën e veshjeve në Milano, “Vionnet”. Ajo udhëton drejt Italisë me avion personal, qëndron në një vilë të shekullit të 17, brenda së cilës mund të gjesh vepra arti të Picasso, Tracey Emin e Andy Warhhol.

Banesa që ka në Britani është super luksoze dhe ajo organizon shpesh mbrëmje me të ftuar mbretëror e persona të tjerë të famshëm.

Goga Ashkenazi lindi në Rusi nga dy prindër komunistë dhe u zhvendos në Britani në moshën 12 – vjeçare. Ajo studio histori dhe filozofi në Oxford, përpara se t’i futej biznesit bashkë me motrën e saj të madhe, që i bëri ato miliardere në moshën 30 – vjeçare./tvklan.al