Pope Francis greets people as he arrives for a meeting with families of policemen fallen on duty, on May 21, 2015 at Paul VI audience hall inVatican.   AFP PHOTO / VINCENZO PINTO        (Photo credit should read VINCENZO PINTO/AFP/Getty Images)

Televizori dhe interneti, për Papa Franceskun janë një mollë e ndaluar…. Madje televizor nuk sheh prej 25 vitesh.

Këtë rrëfim të veçantë, kreu i Vatikanit e bëri për një reporter të një gazete lokale agjentinase “La Voz del Pueblo” që në shqip do të thotë “Zëri i Popullit”.

Reporterit, Papa Francesku i rrëfeu se televizorit nuk ia hidhte sytë, pasi për këtë ishte betuar përpara statujës së Virgjëreshës Mari, natën e 15 Korrikut të vitit 1990. Ndonjë arsye të veçantë për këtë vendim, nuk dha. Shpjegimi i tij ishte se “Televizori nuk ishte filxhani i tij i preferuar i çajit.”

Rastësi ose jo, vendimin e mori vetëm një javë pasi kombëtarja argjentinase e futbollit u mund në finalen e botërorit 1990, 1-0 nga Gjermania në ndeshjen e luajtur në Romë. Sipas të dhënave të brendshme nga Vatikani, Papa Francesku, nuk e ka ndjekur Live as finalen e vitit 2014, ku Argjentina sërish u mund nga Gjermania.

Futbollin e ka pasion, por thotë se nuk sheh ndeshje. Për to informohet nga pjesëtarët e gardës zviceriane, që kujdesën për sigurinë e selisë së shenjtë. 78-vjeçari Horhe Bergolio thotë se e vetmja gazetë që lexon është La Repubblica, që shquhet si kritike ndaj Vatikanit. Leximi zgjat jo më shumë se 10 minuta në ditë. Në darkë lexon një libër para gjumit, shtrihet herët dhe nuk fle më shumë se 6 orë.

Ajo çka i mungon më shumë nga jeta pre-papale është të ulet në një piceri në anë të rrugës. Kënaqësinë që i jepte kjo, Papa thotë se nuk e gjen kurrë në protokollin e ftohtë të Vatikanit.

Tv Klan