Nëse në Mars ka forma elementare të jetës nën dy metra thellësi, ato arrijnë të mbijetojnë 3 milionë vjet.

Ky është rezultati i një eksperimenti gjatë të cilit janë krijuar kushtet e njëjta me ato të planetit të kuq nga një grup biologësh rusë.

Kushtet e ashpra atmosferike të Marsit nuk e lejojnë krijimin e jetës sipas tyre të paktën në sipërfaqe të tij, pasi planeti bombardohet vazhdimisht nga rrezet kozmike dhe rreze gama.

Atmosfera eksizton, por është shumë e rrallë, ndërsa temperaturat luhaten nga -63 gradë deri në – 145 gradë Celsius. Por sipas shkencëtarëve, nën sipërfaqen e Marsit, mund të ketë jetë dhe mund të fshihen surpriza që kanë të bëjnë me mikroorganizmat. Nëse ato jetojnë, atëherë jeta e tyre mund të zgjasë deri në 3 milionë vjet.

Këto hipoteza do të vërtetohen në vitin 2020 gjatë misionit të përbashkët të agjencive hapësinore evropiane dhe ruse, të cilat do të dërgojnë në Mars një mjet të robotizuar për marrjen e materialeve për ekzaminim.

Klan Plus