Ky është imazhi i një djali 10 – vjeçar, i cili po “shkatërrohet” nga kanceri.

Për të treguar realitetin, sesi kjo sëmundje po prek djalin e saj, një nënë postoi këtë fotografi, të cilën e shoqëroi edhe me një shpjegim, duke rrëfyer sesi beteja e tij me sëmundjen ka prekur atë dhe familjen.

Duke mbrojtur vendimin për ta bërë publike këtë foto Jessica Medinger tha:

Përpara se të bërtisi e të qani ‘përse e ka postuar foton e tij në këtë gjendje, si nuk i vjen turp’, dua t’ju them se nuk tregon asgjë më shumë se faktin që jeta nuk është gjithmonë e bukur. Kjo është e vërteta”.

Imazhi u postua në faqen

Love What Matters

në Facebook, ku nëna shpjegoi më tej:

“Jeta nuk është e bukur dhe kanceri e shkatërron njeriun”.

Gruaja rrëfen gjithashtu betejën e përditshme, për t’i dhënë atij shpresë.

“Më thotë se është i frikësuar se nuk do të mund të festojë ditëlindjen e tij të 11 – të. Ky është ai dhe unë, që i them se kur ai të mos mundet më do të luftoj unë për të. Ai është buzëqeshja ime, dashuria ime, zemra ai. Ai është jeta ime”.

10 – vjeçari Drake Medinger vuan nga leukemia dhe po përballet me efektet e dhimbshme anësore të kemioterapisë. Ai u diagnostikua për herë të parë në 2012 –ën. /tvklan.al