Shkencëtarët kanë bërë një zbulim shokues. Ata kanë arritur të zbulojnë se me mijëra gene rikthehen në jetë, dy ditë pasi kafshët ngordhin. Nëse ky mund të jetë një hap për t’i dhënë përgjigje një prej pyetjeve më të mëdha të njerëzimit, “a ka jetë pas vdekjes?”, mund të ketë gjithashtu pasoja për transplantin e organeve.

Prej kohësh shkencëtarët janë përpjekur të zbulojnë nëse aktiviteti i geneve shuhet gradualisht, apo ndalon menjëherë në momentin që një kafshë ngordh.

Të dhënat e reja, të zbuluara nga shkencëtarët e Universitetit të Washingtonit, tregojnë se më shumë se 1000 gene qëndrojnë aktive pas vdekjes, disa prej të cilave nisin të jenë aktive, 24 – 48 orë më pas.

gene

Dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë lëvizje reflekse, apo gene të rëndomta. Sipas ekspertëve, genet në fjalë lidhen me përgjigjen ndaj stresit, duke sugjeruar se kafshën po përpiqen që të rivendosin aktivitetin.

Më shumë se gjysma e geneve aktive ishin të koduara për proteinat, ndërsa të tjerat rregulluese, që tregojnë se ishin të mbushura me energji aktive.

Një teori është se ADN –ja, e cila është e “paketuar”, çlirohet pas vdekjes duke liruar genet që më parë nuk lejoheshin të ishin aktive. Shkencëtarët e realizuan eksperimentin e tyre tek peshqit dhe minjtë dhe zbuluan një aktivitet të rritur në 1063 gene pas ngordhjes./

tvklan.al

Burimi: Mirror